Ina Zhupa: Erjon Veliaj dështoi qëllimisht për të ndërtuar inceneratorët

495
Zëdhënësja, e njëherësh koordinatorja kombëtare e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi sot përmes një videoje të postuar në “Facebook” dështimin e qëllimshëm të bashkisë me diferencimin e mbetjeve për t’i hapur rrugë planit korruptiv me inceneratorët.
Zhupa thekson se dështimi kërkohej t`ju faturohej sjelljes së qytetareve, por sjellja e kompanisë Eco Tirana tregon qartësisht që është plan nga lart.
Postimi i plotë
Dështimi i qëllimshëm i diferencimit të mbetjeve nga Bashkia Tiranë për të hapur rrugën planit korruptiv dhe klientelist me inceneratoret.
Në vitin 2016 u krijua shoqëria tregtare Eco Tirana Sh.a me pronësi 51% Bashkinë e Tiranës me objekt mbledhjen e diferencuar të mbetjeve fillimisht në zonën brenda unazës, Tirana 1 dhe brenda 18 muajve në të gjithë territorin e Tiranës. Pra në fund të 2017 do e kishim në gjithë Tiranën, kosha të diferencuar dhe diferencimin e mbetjeve ne burim. Kjo do ishte sukses për riciklimin e mbetjeve.
Sot jo vetëm që nuk është përhapur në gjithë Tiranën siç ishte parashikuar dhe premtuar por edhe ne zonën 1 po e dështojnë në mënyrë të suksesshme. Mbledhja nga makinat Eco Tirana bëhet e përbashkët në një makinë edhe e koshave blu dhe ato jeshil, që do të thotë materialeve të riciklueshme dhe atyre jo të riciklueshme.
Video me poshtë tregon premtimet mashtruese të Erion Veliajt dhe gjëndjen reale të diferencimit të mbetjeve në Tiranë.
I gjithë dështimi kërkohej t`ju faturohej sjelljes së qytetareve, por sjellja e kompanisë Eco Tirana me mbledhjen e përbashkët dhe mos përhapjen e koshave sipas afateve tregon qartësisht që është plan nga lart. Dhe është plani klientelist dhe korruptiv, si edhe anti shëndet për të ndërtuar inceneratoret e mbetjeve si zgjidhje.
Dështimi i qëllimshem i diferencimit të mbetjeve nga Bashkia Tiranë për të hapur rrugën planit korruptiv dhe klientelist me inceneratoret.Në vitin 2016 u krijua shoqëria tregtare Eco Tirana Sh.a me pronësi 51% Bashkinë e Tiranës me objekt mbledhjen e diferencuar të mbetjeve fillimisht në zonën brenda unazës, Tirana 1 dhe brenda 18 muajve në të gjithë territorin e Tiranës. Pra në fund të 2017 do e kishim në gjithë Tiranën, kosha të diferencuar dhe diferencimin e mbetjeve ne burim. Kjo do ishte sukses për riciklimin e mbetjeve.Sot jo vetëm që nuk është përhapur në gjithë Tiranën sic ishte parashikuar dhe premtuar por edhe ne zonën 1 po e deshtojnë në menyrë të suksesshme. Mbledhja nga makinat Eco Tirana bëhet e përbashket në një makinë edhe e koshave blu dhe ato jeshil, që do të thotë materialeve të riciklueshme dhe atyre jo të riciklueshme. Video me poshtë tregon premtimet mashtruese të Erion Veliajt dhe gjëndjen reale të diferencimit të mbetjeve në Tiranë.I gjithë deshtimi kërkohej t`ju faturohej sjelljes së qytetareve, por sjellja e kompanisë Eco Tirana me mbledhjen e përbashket dhe mos perhapjen e koshave sipas afateve tregon qartësisht që është plan nga lart. Dhe është plani klientelist dhe korruptiv, si edhe anti shëndet për të ndërtuar inceneratoret e mbetjeve si zgjidhje.

Publiée par Ina K. Zhupa sur dimanche 1 avril 2018
Sigal