Ilirjana Kuçana: Ndryshimi i madh do të vijë nga Durrësi!

884
Sigal

Nga Durrësi i dërmuar nga ndërtimet dhe pa histori. Historia e Durrësit ka ngelur vetëm në libra, asnjë monument historik nuk ka mbetur pa u prekur nga babëzia e disa sharlatanëve që kanë parë interesin e xhepit të tyre. Era e ndryshimit ndihet kudo, por në Durrës është më e madhe. Qytetarët Durrësak janë ndaluar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar të paktën që prej vitit 2007. Atje kanë vendosur bandat dhe në parlament e bashki kanë shkuar pikërisht përfaqësuesit e bandave. Punësime nepotike, administratë e paaftë dhe interesa okulte kanë sjellë që qytetarët e Durrësit të mos marin asnjë shërbim qoftë nga pushteti qëndror ashtu dhe nga ai vendor.

Të mos harrojmë se qarku më i prekur nga tërmeti famkeq është ai i Durrësit. Sikur të mos mjaftonte vuajtën dhe keqmenaxhimin e pandemisë. Dhe si qershi mbi tortë, sa herë bie shi qyteti dhe rrethinat e tij përmbyten. Po a kanë marë ndonjëherë dëmshpërblime këta qytetarë? Shumica jetojnë në çadra. Prej vitit 2016 asnjë fond nuk është lëvruar nga emergjencat civile dhe pse fajtor për këto përmbytje është shteti i papërgjegjshëm që nuk pastron kanalet kulluese. Qytetarët e Durrësit janë ngopur nga premtimet boshe, asfaltet dhe dritat elektorale! Është një qytet me popullsi shumë të qytetëruar për të rënë pre e propagandave bajate. 53 mln Euro ka dhënë Gjushi për të bërë 4 herë rrugën e plazhit dhe sot është më katastrofë se herën e parë që u rregullua. Durrësi nuk ka nevojë për fasada dhe mermere por për mundësi për qytetarët dhe rininë që të qëndrojnë në vendin e tyre. Si për të mos mjaftuar drejtues qarku vendoset një sharlatan arrogant si Ard Çela. Mishërimi i fjalës korrupsion në 8 vite.

Në vënd që të vendoste një figurë qytetare, kokulur, të ndershëm dhe pse jo akademik, Rama sikur të mos mjaftohej me vendosjen e vetes si individi më arrogant në Shqipëri, zgjedh të përballë qytetarët e Durrësit me arrogantë e sharlatanë. Këta individë që i heqin njerëzit nga puna duke ngrënë dreka e darka dhe duke ju bërë presion drejtorave për të presionuar punonjësit e tyre! Durrësi më 25 Prill i jep fund skllavërisë ndaj banditëve dhe zgjedh alternativën që ata do ti çoj drejt rritjes së mirëqenies dhe një pushtet që do të ju shërbeje! Nga Durrësi do të vijë mesazhi më i fortë i ndryshimit!