Ilirjan Celibashi: Ja pesë varientet që po diskutohen në KQZ, si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit

262
Sigal

Dje KQZ-ja bëri publike pesë variantet e sjella në KQZ për fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Janë disa modele të ndryshme, ku votohet për subjektin dhe kandidatin të cilat po diskutohen në KQZ. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka pasur takim me përfaqësues të partive politike dhe iu ka dorëzuar këto modele fletësh votimi për zgjedhjet e 25 prillit. Përfaqësuesi i PS Eridian Salianji mësohet të ketë kërkuar të mundësohet votimi i thjeshtë dhe i qartë dhe të numerohet drejtë dhe shpejt. KQZ ka marrë si shembull në fletën e Votimit, qarkun e Tiranës që ka numrin më të madh të kandidatëve dhe fleta e votimit duhet ketë 36 emra kandidatësh përveç partive politike.