Ilirjan Celibashi i jep një dorë Ramës për kryebashkiakët me probleme me ligjin, konfirmon në detyrë Qerim Ismailajn e Mallakastrës

173
Sigal

KQZ ka vendosur në mënyrë të papritur që të lejojë kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajn, që të vazhdojë mandatin e tij në krye të pushtetit lokal, pavarësisht se ka pasur një dënim prej tre vitesh burg në Greqi.

Sipas Celibashit, Ismailaj për veprën penale të rrahjes në Shqipëri do të ishte gjobitur, dhe jo dënuar me burg, e për këtë shkak sipas tij ai nuk është në kushtet e ndalimit për të kandiduar.

“Në rastin kur vendimet penale janë kryer nga autoritetet përkatëse gjyqësore brenda territorit të Shqipërisë, KQZ bën vetë vlerësimin nëse subjekti është apo jo në kushtet e ndalimit dhe konkludon, kur është dhënë nga një autoritet i huaj, KQZ nuk e ka mundësinë që ta bëjë këtë vlerësim sepse KQZ nuk ka as kapacitetin dhe as kompetencën për të vlerësuar nëse një vepër penale e kryer në një territor të huaj, kualifikohet si një nga veprat penale që ai do ishte në kushtet e ndalimit.

Këtë kërkesë ja bëmë prokurorisë dhe ata na thonë nëse vepra penale dhe çdo element tjetër sa dhe si qëndron në ato që ka parashikuar neni 2, në këtë rast leximi i ligjit për dekriminalizmin dhe konstatimi i rasteve të përjashtimit, nga ana e KQZ, bëhet me ‘syzet’ e zyrës së prokurorisë, ai na thotë se çfarë vepre penale ka kryer dhe ne shikojmë nëse është apo jo që e vendos në kushtet ndalimit një subjekt.

Ne në rastin e lehtësimit të opinionit të zyrës së Prokurorit ët Përgjithshëm, është njësoj sikurse do të lexonim vendimin e një autoriteti gjyqësor shqiptar dhe ky lexim na thotë që subjekti i verifikimit, ka kryer veprën penale të rrahjes dhe kjo është dënuar, ose duhej të ishte dënuar me gjobë, në këtë rast, në kushtet e këtij leximi, ky subjekt nuk do të ishte në kushtet e ndalimit. Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit, mban mandatin”, tha Celibashi.

Qerim Ismailaj u denoncua nga partia demokratike, se ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit, dhe pas verifikimeve të prokurorisë, u provua se ai kishte fshehur një dënim të marrë në Greqi. Por pavarësisht kësaj, sipas Celibashit ai nuk është në kushtetv e ndalimit për të ushtruar mandatin si kryebashkiak.

Avokati i tij Besnik Stroka, në nisje të seancës në KQZ, tha se Ismailaj nuk kishte qenë në dijeni të dënimit që kishte marrë në shtetin grek.

Besnik Stroka: Nuk ka pasur informacion lidhur me dënimin. Mbasi kemi bërë kërkesë tek Prokuroria e Përgjithshme kemi filluar që të veprojmë. Është dënuar për konflikt me burg në Greqi, ndërsa në Shqipëri parashikohet dënimi vetëm më gjobë.

Nuk rezulton të jetë në hetim, i ndaluar apo i arrestuar. Nuk ka asnjë masë sigurimi personal, ka qenë thjesht i përfshirë dhe nuk ka dëmtuar askënd, përveçse është dëmtuar vetë rëndë. Në gjendje kome ka vazhduar mjekimin. Ka qenë në kushte të rënda shëndetësore dhe në gjendje kome i është nënshtruar një operacioni. Kërkojmë nga ana juaj lejimin e ushtrimit të detyrës. 

Vendimi i dhënë sot nga KQZ, pritet që të apelohet brenda 5 ditëve nga ana e Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor.