Ilir Meta rikonfirmohet në krye të LSI-së, një fitore të bindshme

421
Sigal

Ilir Meta është rikonfirmuar kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke marrë 76 % të votave të anëtarëve të kësaj force politike.

Përparim Spahiu u rendit i dyti me 12.1% të votave dhe Shezai Rrokaj mori 11.9%.

Në një konferencë për mediat, LSI tha se morën pjesë në votim 42 mijë e 300 anëtarë të regjistruar ose 84.29%. Në kutitë e votimit u gjetën 42 370 fletë votimi nga të cilat 41 862 u vlerësuan të vlefshme dhe 508 të pavlefshme.

Rezultatet e votimit

Ilir Meta 31 815 vota ose 76 %

Përparim Spahiu mori 5165 vota ose 12.1%

Shezai Rrokaj mori  4982 vota, ose  11.9 %