Ilir Meta priti në takim lamtumire ambasadorin e Turqisë z. Hasan S. Aşan

432
Sigal

 Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti dje  në takim lamtumire, Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, z. Hasan S. Aşan. Kryetari i Kuvendit e vlerësoi punën katër vjeçare të Ambasadorit Aşan në Shqipëri si një kontribut të veçantë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe i shprehu atij mirënjohjen për punën, përkushtimin dhe miqësinë që ka treguar ndaj Shqipërisë dhe popullit tonë.  Marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë të dy vendet po njohin një progres të gjithanshëm, u shpreh z. Meta, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri në të ardhmen. Ambasadori Aşan shprehu mirënjohjen e tij të thellë për miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë që ka gjetur nga të gjitha institucionet shqiptare, dhe në veçanti nga z. Meta gjatë katër viteve të kaluara, duke theksuar se Turqia do vazhdojë të jetë mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë.