Ilir Meta përfundon vizitën në Paris, takim me Elisabeth Gigou dhe Danielle Auroi

430
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Paris, ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Elisabeth Gigou dhe me Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Europiane, Danielle Auroi në Asamblenë Kombëtare të Francës. Gjatë takimeve u nda bindja për marrëdhëniet e shkëlqyera politike që ekzistojnë midis Francës dhe Shqipërisë dhe u shpreh vullneti i përbashkët për intensifikimin e shkëmbimeve ndër-parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se Shqipëria po kalon momente pozitive pas zgjedhjeve demokratike të qershorit, duke evidentuar përmirësimin e klimës së bashkëpunimit politik mes palëve, konsensusin e klasës politike për axhendën europiane të vendit  dhe përfshirjen aktive të opozitës.Metavuri në dukje se: “Progresi i dukshëm i Shqipërisë, është reflektuar edhe në Progres Raportin e fundit të Komisionit Evropian, i cili ka rekomanduar miratimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë”. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Elisabeth Gigou u shpreh se, Franca i kushton vëmendje të veçantë përparimit të Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut, forcimit të Pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si pika kyçe në përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryetarja e Komisionit të çështjeve Europiane, Danielle Auroi shprehu mbështetjen e Francës për Dialogun e Nivelit të Lartë mes Komisionit Europian dhe Qeverisë së Shqipërisë

Meta pret sot Kryetarin e Republikës së Maqedonisë

 Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të presë ditën e sotme, rreth orës orën 09:00, Kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski si dhe delegacionin që e shoqëron, në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Veljanoski do të takohet me krerët më të larta të vendit, Zëvendëskryeministrin,  Niko Peleshi dhe Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Gjithashtu, është lajmëruar se Veljanoski dhe delegacioni i tij do të kryejnë këtë vizitë në vendin tonë për dy ditë.