“Ilir Meta nuk do të shkarkohet”, Çlirim Gjata zbardh skenarin: Presidenti parimisht e shpërndan Kuvendin

809
Sigal

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, thotë se Presidenti mund të shfrytëzojë hapësirat që Kushtetuta i jep për të shpërndarë parlamentin.

I ftuar në Ora News, ai i referohet detyrimit taksativ që ka parlamenti për të pasur 140 deputetë, ndërkohë që aktualisht ka vetëm 120.

“Po ti qëndrojmë strikt Kushtetutës janë tre raste kur shpërndahet parlamenti, në një prej rasteve e kërkon kryeministri. Jemi në një rast të llojit të veçantë, që nuk e përcakton Kushtetuta. Parimisht Presidenti ka të drejtë të shpërndarë parlamentin, i vetmi organ që shpërndan parlamentin është Presidenti. Por se kur, për të mos bërë abuziv mundësinë e Presidentit për të shpërndarë parlamentin po kaloj  në  Kushtetutën e ’98. Në 2008 ndryshoi. E kam thënë që me ndryshimet e 2008 e anatemojnë shumë. Ky ka qenë gabimi i madh që u hoq një nga rastet e shpërndarjes së Parlamentit.

Kushtetuita thotë se parlamenti ka 140 deputetë është taksative, urdhëruese. Sot kemi 120 deputetë. As kushtetuese jo, Gjykatë Kushtetuese nuk ke, çfarë mund të bëhet në këtë rast? Po sikur këta 120 deputetë të vendosin të mos shkojnë as në zgjedhje? Në këtë moment ka edhe një dispozitë që presidenti nuk mban përgjegjësi për veprimet, mund të cedojë me shpërndarjen për shkak të këtij rasti të veçantë.

Kryeministri të bën një paketë antishpifje për të mbytur shtypin e lirë, një paketë Anti KÇK në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën. Duke vënë SPAK në urdhrat e Ministrit të Brendshëm. Të gjitha këto mi gjeni në cilin vend të BE janë. Tani kemi një ligj tjetër për pronat, do të shkosh të falesh te kryeministri për pronën tënde. Ku të përplasemi për këto ligje? Do bëjmë minishengenin me Serbinë thotë, e kupton ku jemi? Pse Kryeministri qenka në rregull me gjithë këto zullume dhe Presidenti i cili i ndodhur në një rast të veçantë, parlament me 120 deputetë,nuk paska të drejtë ta shpërndajë sakohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese?”, u shpreh Gjata.

Ndërkoh sa i takon mundësisë së shkarkimit të Presidentit nga mazhoranca, ai thotë se Meta mund të shpërndajë Kuvendin por ky i fundit nuk mund ta shkarkojë.

Madje edhe Komisionin Hetimor Parlamentar e cilëson antikushtetues.

“Nuk shkarkohet Presidenti me komision ligjesh. Kushtetuta thotë se Parlamentin e shpërndan Presidenti. Nuk e shkarkon Parlamenti Presidentin, asnjë tagër nuk e ka askund. Parlamenti merr vendim me 2/3 ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese hetimin dhe shkarkimin e Presidentit, hetimin dhe vendimin nëse do të shkarkohet apo jo Presidenti e merr Kushtetuesja. Komisioni Hetimor është antikushtetues. Në të gjitha rastet duhet Gjykata Kushtetuese, nuk funksionon një shtet pa Gjykatë Kushtetuese”, deklaroi Gjata.