Ilir Meta nis vizitën e tij zyrtare në Itali, si President i Shqipërisë

511
Ilir Meta nis sot vizitën e tij zyrtare në Itali si President i Republikës së Shqipërisë.

Kreu i Shtetit shqiptar do të qëndrojë dy ditë në Itali, ndërsa do të zhvillojë takime me Presidentin italian Sergio Mattarella, kryetaren e Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini, kreun e Dhomës së Senatit Pietro Grassi dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Meta do të diskutojë me homologun e tij, por edhe me Laura Boldrinin e Pietro Grassi rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe çështje të sigurisë.

Gjatë vizitës Meta do të zhvillojë takime edhe me komunitetin shqiptar në Itali.
Sigal