Ilir Meta në Kurbin: Në 14 maj ndahemi nga një pakicë uzurpatorësh

114
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuara kandidatin e Primareve në Kurbin, Behar Haxhia.

Në një postim të bërë në Facebook, Meta shprehet se bashkia e Kurbinit do të shkojë drejt fitores me kandidatin Haxhia.

Statusi i Metës:

Kënaqësi të merrja pjesë sot në takimin e Kryesisë të Kurbinit me kandidatin tonë të Opozitës të Bashkuar, z.Behar Haxhia për kryebashkiak në 14 Maj! Së bashku me drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe deputetin e nderuar të Kurbinit, z.Kastriot Piroli shprehëm bindjen në fitoren historike të 14 Majit të cilën të gjithë kurbinasit po e presin me padurim për t’u ndarë përgjithmonë nga monizmi dhe arroganca e një pakice uzurpatorësh.

I falenderova demokratët e Kurbinit për përzgjedhjen e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë primareve, me z.Behar Haxhia, si kryebashkiak i ardhshëm. Jam i bindur se z.Behar Haxhia do të sjellë modelin e bashkëpunimit me të gjithë qytetarët kurbinas. Partia e Lirisë drejt një rezultati historik në 14 Maj do të garantoje llogaridhënien dhe transparencën ndaj qytetarëve. Kënaqësi që listën e këshilltarëvë tanë do ta drejtojnë z.Dedë Ndreca dhe znj. Sabaete Hidri.