Ilir Meta: “ Berisha ka diskretituar Beratin”. Naço: “Meta kryeministër”

469
Sigal

LSI-ja prezantoi  dje në Berat kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri iLSI-së, Ilir Meta akuzoi kryeministrin Berisha për diskriminimin e qarkut të Beratit, duke anashkaluar thirrjet e deputetëve tëLSI-së për rikthimin e vëmendjes nga ky qark.“Kryeministri në largim e ka diskriminuar Beratin, si asnjë qark tjetër në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre 8 viteve. Ai dhe qeveria e tij, jo vetëm që nuk kanë dëgjuar zërin tuaj, por njëkohësisht nuk kanë dëgjuar as zërin tim, as zërin e deputetit të Beratit Nasip Naços në parlament dhe kudo, për të treguar jo ndonjë dashuri shumë të madhe për Beratin, Skraparin dhe Kuçovën, se atij i ka mbetur ora për këtë qark akoma në referendumin e 94-ës. Por të tregonte dhembshurinë më të pakët që mund të tregohet ndaj këtij populli.”- u shpreh Meta. Kreu iLSI-së u shpreh i bindur për fitoren e së majtës në qarkun e Beratit, pasi sipas tij, “qytetarët nuk kanë ndërmend të presin Berishën të mbajë premtimet.Por ne jemi njerëz bujare, mikpritës, tolerantë. Pas 23 qershorit nuk do ta presim Berishën si kryeministër se ai me votën tuaj,të gjithë shqiptarëve do të shkojë në opozitë. Por ne do ta presim si turist, të vizitojë kalanë, malin e Tomorrit, Kanionet. Berati në 23 qershor do t’i thotë jo diskriminimit që iu bë këtij qarku. Jam i bindur se Berati nuk do të pajtohet me mendësitë totalitare ku ligji shërben si hanxhar kundër njerëzve të pambrojtur”- vijoi Meta.

Ndërsa renditi premtimet eLSI-së për rimëkëmbjen e ekonomisë, sigurimin e rendit publik apo zhvillimin e turizmit Meta theksoi se vendi ka nevojë për rotacion dhe ndryshim. “Shqiptarët kërkojnë një lidership me këmbë në tokë që kujdeset për hallet e përditshme të njerëzve. Është koha për të ecur më shpejt, është koha për rotacion, për ndryshim. Është koha të ecim më shpejt përpara, drejt një progresi shoqëror. Ne do t’i rikthejmë Beratit shpresën. Në 24 qershor do të gdhihemi të gjithë fitimtarë se do t’i japim fund politikës që armiqëson shqiptarët. Me ne të gjithë do të jenë të fituar.”- theksoi kreu iLSI-së.  Meta prezantoi kandidatët duke filluar me kryesuesin e listës sëLSI-së në Qarkun Berat, Nasip Naço, duke vijuar me Gledion Rehovicën, Selfo Kapllanin, Silva Cakën, Lefter Kuqon, Valbona Papën, Mimoza Velikon, dhe Emiljano Kamsin.

 

Naço:”Me votën tuaj bëjmë Metën Kryeministër të Shqipërisë”

Deputeti iLSI-së Nasip Naço deklaroi në Berat se Ilir Meta është lideri i së majtës shqiptare. Ai kërkoi votat e qytetarëve të Beratit, ndërsa u shpreh i bindur se Ilir Meta do të bënte më shumë se gjithë të tjerët si kryeministër i vendit. “Me votën tuaj bëjmë Metën kryeministër të Shqipërisë. Ilir Meta kryeministri më i suksesshëm i së majtës. Meta kryeministër do bëjë më shumë së gjithë të tjerët. Është një lider i provuar këto vite.”- u shpreh Naço

   Ndërsa është gjendur në qytetin muze të Beratit vetëm një ditë pas ish-partnerit të tij qeverisës, kreu iLSIIlir Meta ka lëshuar akuza në drejtim të Kryeministrit Berisha lidhur me premtimet e tij për këtë qark.

 Duke iu referuar pikërisht premtimit të Berishës për turizmin, Meta tha se qeveria e tij në 8 vite e la në harresë të plotë këtë qark, ku sipas tij fondi i paracaktuar në buxhet me insistim të deputetëve të LSI-së shkoi për kompaninë lobuese të PD-së. Përkundër kësaj, shtoi më tej Meta, “ne jemi bujarë dhe pas 23 qershorit Berishën do ta mirëpresim si turist në Berat”.

“Dje dëgjova se i premtonte Beratit se turizmi në Berat do rritej 400% në katër vitet që do të vijnë, u habita kur pashë që ishte zëri i Kryeministrit në largim që e ka diskriminuar këtë qark në 8 vite. Ai dhe qeveria e tij jo vetëm që s’kanë dëgjuar shqetësimet tuaja, por as zërin tim,as zërin e Naços në parlament,për të treguar jo dashuri të madhe për Beratin,pasi atij i ka ngelur ora në këtë qark në referendumin e ’94-ës, por të tregonte përgjegjshmërinë ndaj këtij populli,por dhe vlerave kulturore të qytetit.500 milionë lekë u vendosën në buxhet për këtë qark vetëm me insistim tëLSI. Ai që premtoi rritje të turizmit bënte sikur nuk shikonte gropat,ku vajtën këto miliona. Një pjesë vajtën për një kompani lobuese për të desinformuar Europën dhe SHBA-në për realitetin zgjedhor në Shqipëri. Por ne jemi njerëz bujar, jemi mikpritës, pas 23 qershorit ne s’do ta presim si Kryeministër, por do ta presim si turist të vizitojë kalanë, për peligrinazh në Tomor. Bukuritë e Beratit janë të panumërta, por vlera më e madhe janë njerëzit, bujarë, punëdashës dhe patriot” tha Meta.

 Meta u shpreh i sigurt se më 23 qershor qytetarët e Beratit do t’i thonë jo diskriminimit dhe stanacionit, duke votuar për rrotacion, lidership dhe ekuilibër të ri politik.

 “Ndaj Berati jam i bindur se në 23 qershor do t’i thotë jo diskriminimit të këtij qarku, stanacionit, papunësisë. Berati nuk do pajtohet me bllokimin e integrimit të BE-së. Beratasit janë të lodhur nga mashtrimet, retorikat  konfliktuale që kanë lënë në baltë zhvillimin social. Pozita dhe opozita nuk duhet të jenë llogore, por faktorë të përgjegjshëm për të përmirësuar shërbimet publike. Ndaj duhet një qeveri e përgjegjshme, s’duam një qeveri që i ndan shqiptarët në të djathtë apo të majtë. Shqiptarët kërkojnë një lidership që nuk flet për mrekulli imagjinare, por një lidership me këmbë në tokë, ndaj është koha për rrotacion. Është koha të ecim më shpejt drejt një progresi shoqëror, që krijon më shumë vende pune”- theksoi ai.

 Kreu i LSI-së premtoi një plan konkret për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa deklaroi se Berati,Kuçova dhe Skrapari do të jenë kulmet e fitores së kësaj force politike, si alternativa më e mirë për një të ardhme të sigurt për të gjitha gjeneratat.

 “LSI ka plan konkret për punësimin, shumëfishim të granteve për fermerët, nxitjen e investimeve të reja. Berati meriton një turizëm elitar, Berati nuk është i bukuri i dheut siç shprehet Kryeministri në largim, për atë ishte dhe mbetet i harruari i dheut. Është e pafalshme që Qeveria që do ikë la të shkatërrohen vlerat monumentale, historike. Jam i bindur se populli i Beratit është më i paduruar, më i vendosur se kurrë, nga një Qeveri që s’pati respektin më minimal për këtë qytet me vlera botërore. Jam i sigurt se Berati do përkrahë “Aleancën për një Shqipëri Europiane” dhe do votojnë në veçanti për LSI-në, sepse ajo është alternativë që kupton hallet dhe sfidat tuaja të përditshme duke punuar më shumë për një të ardhme më të mirë për të gjitha gjeneratat. Zgjidhja juaj është e qartë, për rrotacionin, për ndryshimin. 34 ditë nuk janë shumë për tu ndarë njëherë e mirë nga tranzicioni dhe nga Shqipëria virtuale, me kontributin tuaj Berati, Kuçova dhe Skrapari do jenë kulmet e fitores së LSI-së dhe “Aleancës për një Shqipëri Europiane” përfundoi Meta.

 Ndërsa, Nasip Naço, i cili kryeson dhe listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit ftoi qytetarët të votojnë për LSI-në, për më shumë punësim për ta dhe fëmijët e tyre.

 “Berati duhet të ecë më shpejt dheLSIka një projekt të qartë. Nuk mund të flitet për punësim dhe zhvillim kur shikon infrastrukturën e këtij qyteti. Kalanë e Beratit e kanë vizituar në 2012-ën, 5000 vizitorë më pak. Kjo Qeveri ka harruar qytetin e Beratit.LSInë qendër të programit të saj ka punësimin, votoni LSI, se vota juaj është për fëmijët tuaj.LSIdo jetë lokomotiva e së majtës, e majta e bashkuar do t’i japë vendit një progres të ri. Me votën tuaj Ilir Meta do jetë Kryeministër i Shqipërisë dhe Kryeministri më i mirë” u shpreh Naço.

QARKU BERAT

1. NASIP NAÇO

2. GLEDJON REHOVICA

3. SELFO KAPLLANI

4. SILVA CAKA

5. LEFTER KUQO

6. VALBONA PAPA

7. MIMOZA VELIKO

8. EMILJANO KAMSI