Ilir Meta, “Arrestimi i Ramush Hardinajt do të marrë fund shpejt, ai është simbol i lirisë së shqiptarëve”

488
Sigal

Kreu i kuvendit Ilir Meta, shkon
në Prishtinë për solidaritet ndaj çështjes “Haradinaj”, dekalratë për mediat
nga selia e AAK:

 

 

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë,
Z. Ilir Meta nuk është mjaftuar vetëm me një telefonatë zyrtare e personale, bërë
për çështjen haradinaj dhe as me
reagimin ndaj arrestimit të tij prej shtetit të Francës për llogari të Serbisë,
madje nuk është mjaftuar as me apelin dhe thirrjen bërë BE-së, Shtetit Francez
dhe Komunitetit ndërkombëtar për lirimin e Ramush Haradinajt, por mes motit të
të acartë është nisur drejt Prishtinës, për të qenë pjesë aktive në atë trevë
shqiptare, ku Ramush Haradinaj ka luftuar për çlrimin e Kosovës e ku zhvillon
aktivitet politik, si drejtues i një partie me frymë totalisht në mbrojte të
interesave kombëtare shqiptare dhe integrimit të Kosovës në BE! Dje, kreu i
Kuvendit të Shqipërisë, njëherazi dhe kryetar i LSI, zoti Ilir Meta, ka
zhvilluar një vizitë në selinë e Partisë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”,
parti kjo që drejtohet nga Ramush Haradinaj. Sipas mediave kosovare, kryeparlamentari
Ilir Meta ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj aktit të paligjshëm të arrestimit
të Ramush Haradinajt, duke shprehur solidaritetin me të drejtën e liderit të
kësaj partie, duke e cilësuar veprimin e shtetit francez kështu: “Arrestimi i
Haradinajt ishte akt befasues dhe shokues”. Meta u shpreh, se Ramush
Haradinaj asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë, ndërsa solli në kujtesë edhe
kohën kur lideri i AAK ishte përballur me padrejtësitë. Kreu i Parlamentit ka
shprehur bindjen se kreu i AAK-së, së shpejti do të kthehet në Kosovë. Në një
konferencë për mediat, dhënë nga selia e AAK-së, kryeparlamentari shqiptar  Ilir Meta, deklaroi se, kjo çështje do të
marrë fund shumë shpejt, pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetar i Serbisë,
por  i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të
gjithë botën. Më tej, zoti Meta, pasi vlerësoi luftën për lirinë e Kosovës dhe
kontributin e Ramush Haradinajt e të krejt ushtrisë së UCK, theksoi: “
Kjo çështje do të marrë fund shumë shpejt,
pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetar i Serbisë, por është qytetar i Kosovës
dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën.
Haradinaj është një krenari për të gjithë Shqiptarët dhe për faktin ,se ai
është përballur me kurajë dhe dinjitet edhe përballë drejtësisë ndërkombëtare
”.