Igli Hasani: Përshpejtimi i integrimit evropian dhe sfidat globale

25
Sigal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih njoftoi të dielën përmes një reagimi pati disa takime me homologët e tij të vendeve të ndryshme. Ministri Hasani tha se diskutoi me ta agjendën dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale. Në Gjermani për dy ditë u mbajt Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC). Ky takim konsiderohet si takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave. Në Konferencën e këtij viti temat kryesore që morën vëmendje ishin konfliktet e armatosura që po ndodhin në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ministri i Jashtëm shqipat pati takime me homologët Mariya Gabriel, Donika Gërvalla, Ian Borg, Grlic Radman, Ilia Darchiashvili, Mihai Popsoi, Elmedin Konakovic, Eric Beibëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, lordin Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns.