Igli Cara: Agron Duka humbi se Basha i ka ditur më parë sondazhet

692
Ish-deputeti demokrat në qarkun e Durrësit, Igli Cara akuzon kreun e PD-së, Lulzim Basha se në zgjedhjet e 25 qershorit i dha aleatit të tij, Agron Duka pozicione humbëse në listat e demokratëve.
Në një intervistë për “Vizion Plus”, Cara thekson se Basha përpara fushatës kishte bërë sondazhe dhe dinte se nga sa mandate merrte në Durrës dhe qytete të tjera dhe duke përfituar nga këto sondazhe e vendosi aleatin e tij, kreun e PAA-së, Agron Duka dhe kandidatët e tij në pozicione jofituese.
“Unë i përgëzoj të katër deputetët që dolën në qarkun e Durrësit. Do të kisha shumë dëshirë të dilte edhe z.Duka, të cilin e respektoj shumë pasi ka një kod burrërie në të bërit politikë. Z.Duka humbi, pasi z.Basha i ka ditur më parë sondazhet dhe pozicionet që i dha z.Duka ishin të tëra humbëse. Megjithatë këtë z.Duka duhet ta kërkojë vetëm te z.Basha. Ai i ka pasur sondazhet që të treja pozicionet që i dha ishin pozicione limit, të cilat minimalisht rrezikonin 90%. Ashtu edhe ndodhi, të tre humbën. Basha i vuri në pozicione që të shtynin fushatën, të shtynin karrocën e tij. E them me bindje që z.Duka nëse do të kandidonte i vetëm do të ishte sot deputet i Parlamentit”, u shpreh Cara.
Sigal