Idrizi pritet të propozohet nga PDIU sot në postin e nënkryetarit të Parlamentit

434
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet pritet të propozojë sot emrin e Shpëtim Idrizit për postin e nënkryetarit të Parlamentit. Mësohet se diskutimi për propozimin e PDIU është pika e 7 në rendin e ditës së punimeve të seancës plenare.
Kështu duket se Kuvendi do të ketë tre nënkryetarë. Edmond Spahon e PD, Vangjel Dulen e PBDNJ dhe Shpëtim Idrizin e PDIU.
Ky është posti i parë publik që kryeministri Rama i jep partisë së Shpëtim Idrizit pasi PDIU vendosi të dalë nga koalicioni i djathtë e të bëhet pjesë e koalicionit të majtë. Një marrëveshje që u arrit para fushatës për zgjedhjet e 21 qershorit, për të cilat PS i ka lënë PDIU tre zona të lira, Konispolin, Rrogozhinën dhe Peqinin. 
Sigal