Idrizi: Në themel të programit mbetet bashkimi kombëtar

423
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë njjë takimi të mbajtur me strukturat e partisë për anëtarësimet e reja, është shprehur se ka ardhur koha për veprime konkrete për bashkimin kombëtar dhe jo thjesht foto e shtrëngime duarsh mes liderve shqiptarë të rajonit. “Në themel të programit tonë është bashkimi kombëtar. Është bashkimi kombëtar jo thjesht dhe vetëm si një detyrim kushtetues. 
I ftoj të gjithë ata që flasin, por nuk e dinë të lexojnë preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë, ku ne e kemi detyrim të luftojmë për identitet kombetar, bashkim kombëtar dhe ky është një detyrim që buron natyrshëm prej nesh”, tha ai. Gjatë fjalës së mbajtur, ai ka bërë edhe disa propozime konkrete.
“Shqipëria është i vetmi vend në botë që rrethohet nga shqiptarët. Të heqim barrierat doganore me Kosovën. Kemi bërë një abetare të përbashkët dhe shumë mirë e kemi bërë, por ne duhet të unifikojmë arsimin. Pra ne duhet të punojmë përditë për të arritur këtë aspiratë të madhe të të gjithë shqiptarëve e cila buron nga Kushtetuta e Shqipërisë”, deklaron Idrizi. Beteja jonë së bashku me deputeten Mesila Doda, për nevojën e ndarjes njëherë e mirë nga komunizmi do të vazhdojë. Është skandaloze që ende diktatori Enver Hoxha mban titullin Hero i Popullit.
Sigal