Idrizi në Elbasan: Vendimi i KQZ antiligjor, tenton t’i heq PDIU-së anëtarët e saj

521
Kryetari i Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet z. Shpëtim Idrizi e quajti të turpshëm dhe antiligjor vendimin e KQZ që tenton t’i heqë PDIU-së numëruesit që i takon ligji. Gjatë një tubimi elektoral në Elbasan, përpara mijra simpatizantëve, z. Idrizi deklaroi se do t’I drejtohet Kolegjit Zgjedhor dhe paralajmëroi se asnjë parti nuk mund të bëjë lojra me PDIU-në. 
“Dua të komentoj këtu vendimin e turpshëm të KQZ, antiligjor, që tenton t’i heq PDIU anëtarët e saj numërues në këto zgjedhje. Nuk mund ta bëjmë dhe s’mund ta lejojmë që populli na voton dhe partitë e mëdha numërojnë votat. Ne kemi qenë më të dëmtuarit nga vjedhjet e votave. Sot s’kemi kërkuar që të ndalim numëruesit me LSI dhe PR, por kemi kërkuar zbatimin e ligjit. Pasi ne kemi 5 deputetë dhe kemi të drejtat. i ftoj gjithë shqipëtarët, të votojnë për PDIU-në, pasi nuk na tjetërson njeri votën. Ne do i drejtohemi kolegjit zgjedhor. i bëj thirrje të gjitha partive që janë pjesë e KQZ se PDIU ka qenë parti kryesore ka të drejtat e saj. Mos të mendoj asnjë parti, në aleancë apo jo që të bëjë lojëra me PDIU. Kjo është një shkelje absurde e kodit zgjedhor, ndaj duhet vepruar në mënyrë që këto zgjedhje mos të marrin damkën. Ne nuk duam numëruesit e LSI-së, apo PR-së, por ata të PDIU-së” – tha z. Idrizi. 
Kryetari i PDIU-së bëri thirrje për të gjithë elbasanasit që të votojnë nr. 34, të mbështesin PDIU-në, si një parti që gjendet pranë qytetarëve dhe që kthen krenarinë dhe dinjitetin edhe në pushtetin vendor. Ai deklaroi mbështetjen e PDIU-së për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, z. Qazim Sejdini, si një drejtues me përvojë dhe energji, si zgjedhja më e mirë për Elbasanin. Deputeti i PDIU-së, z. Aqif Rakipi u shpreh se PDIU do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 21 qershorit, duke dyfishuar votat, jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë.
Sigal