Idrizi në Dibër: Bashkim ekonomik mes shqiptarëve, në mbarë hapësirën kombëtare

408
Nga qyteti i Peshkopisë, ku ndal për takimin e radhës elektoral në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi, ka shfrytëzuar historinë, pozicionin gjeografik dhe domethënien e kësaj krahine, për të dërguar një mesazh të qartë për autoritetet maqedonase lidhur me ngjarjen e Kumanovës. 
“Ne këtu jemi shumë afër vëllezërve shqiptarë, e kam fjalën për ata që jetojnë në Dibrën e Madhe dhe më gjerë. Është rasti këtu të evokojmë atë çfarë ka ndodhur në Kumanovë. Shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Çamërisë, ku do që jetojnë shqiptarët, nuk janë vetëm, ata janë me 10 milionë shqiptarë kudo që ato ndodhen. Unë nga kjo tribunë, duke marrë shkas nga ngjarja e dhimbshme e Kumanovës i bëj thirrje gjithë autoriteteve maqedonase të kenë kujdes me gjithë të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ata nuk janë vetëm, kanë bashkë Dibrën, Kukësin, Tropojën, Konispolin, Vermoshin, çam, kosovarë kudo ku ata janë.” – u shpreh z. Idrizi. Duke u ndalur tek zgjedhjet e 21 qershorit dhe tek projektet për zonën e Dibrës, z. Idrizi vuri theksin projekti i Rrugës së Arbërit, por edhe tek shndërrimi i Dibrës në një zonë të madhe të bashkimit ekonomik të shqiptarëve. 
“Bashkia e re e Dibrës të jetë një bashki e lulëzuar me fonde, jo vetëm për Rrugën e Arbrit, të cilën ju e meritoni dhe do na sjell shumë më shpejt Tiranën dhe gjithë Shqipërinë me Dibrën, por për ta shndërruar Dibrën në një zonë të madhe edhe për bashkimin ekonomik të shqiptarëve. Ne duam ta shohim bashkë një rajon, një zonë, një zonë të lirë ekonomike edhe Dibrën edhe Dibrën e Madhe dhe kudo që jetojnë shqiptarët. Kjo do ti japi një frymëmarrje akoma më të madhe”, deklaroi Idrizi. Me bindjen se në zgjedhjet e 21 qershorit PDIU do dyfishojë votat e saj, z. Idrizi ftoi të gjithë qytatërët të votojnë Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet, votojnë kryetarin e listës së saj, pasi në këtë mënyrë do të kenë në krah të tyre njerëz që mendojnë dhe punojnë për ta.
Sigal