Idrizi: Greqia të sqarojë nëse jemi në luftë apo paqe

537
Shoqata “Çamëria” ka përkujtuar sot 55 vjetorin e vrasjes së shqiptarëve çamë. Në këtë ceremoni ka qenë prezent edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili gjatë fjalës së tij tha se çamët janë përndjekur edhe ndaj regjimit diktatorial. “Shoqata ‘Çame’ ka qenë lëvizja e parë anti-komuniste. Çamët luftuan me dy batalione kundër fashizmit. Regjimi diktatorial përndoqi çamët në Shqipëri. Çamët bënë punët më të rëndomta”, tha Idrizi.
Gjithashtu ai i është drejtuar edhe një herë Athinës, të sqarojë nëse është në luftë me Shqipërinë apo në paqe, sepse ligji i luftës vazhdon të jetë në fuqi. “Greqia ka bërë ligje për të marrë çdo pronë të çamëve. Ligji i luftës ekziston për shkak të arrogancës së Greqisë. Falënderoj politikën shqiptare për qëndrimi saj! Greqia duhet të sqarojë nëse jemi në luftë apo në paqe”, vijoi kreu i PDIU-së.
Ndërkohë ai hodhi akuza ndaj minstrit të Jashtëm grek, duke thënë se po sillet si fëmijë. “Ministri i Jashtëm grek po sillet si fëmijë i përkëdhelur. Kotzias foli broçkulla, ndryshe flet në Shqipëri, ndryshe në Greqi. Në vizitën e radhës, Kotzias do e presim me 150 mijë shqiptarë”, tha Idrizi.
Sigal