Ideja e Ramës, një popull i droguar kontrollohet më lehtë

223
Sigal

Nga Erl Kodra

Ideja e Edi Ramës për t’u këshilluar me qytetarët se çfarë duan ata, nuk është asgjë tjetër veçse tallje bythe ose ndryshe pordhë me rigon.

Më ndjeni për fjalorin, por sinqerisht nuk po gjejë krahasim tjetër ma adekuat për të përshkruar pordhacakërinë e një burri të lig, që pasi i vjedh hapur qytetarët e tij, pasi i dhunon, i burgosë, i kriminalizon duke ua kthyer atdheun në një plantacion droge, i pyet si pa të keq:

A doni ta legalizojmë drogën?

Në fakt, nga këndvështrimi i tij nuk e ka keq. Fundja, një popull i droguar kontrollohet më lehtë. Pse të lodhet me politika zhvillimi të ndërlikuara, me rritje mirëqenie dhe budallalliqe të tilla?

Më mirë që i bie shkurt, hashashi për eksport në disa duar, dhe hashash të lirë për përdorim të brendshëm. Njerëzia dhogë trotuareve.