“I sëmuri psiqik ka rinovuar patentën në 2022”/ Berisha për Gert Shehun: Qeveria e kishte gati sulmin

97
Sigal

Kreu i Partisë Demkratike Sali Berisha gjatë një konference për shtyp në selinë blu vetëm disa momente pas protestës së zhvilluar ditën e sotme ka folur mbi sulmin e kryer ndaj tij teksa ka thënë se ai është përgatitur nga kryeministri Rama dhe minsitri Çuçi.

“Fakti që zyra e Fugës e kishte gati shkresën për tua dhënë gazetarëve, ju e din i që në raste të tilla këto persona përdoren se njerëzit normalë nuk pranojnë.

Edi Rama duke dashur të paraqesë veten, tregoi se është 100% me duar brenda. Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo që t’i nevojitet, or ky vërtetim mjekësor nuk  ka asnjë datë.

Ai që e lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2018 pasi thotë u paraqit në klinikën tonë në janar të këtij viti, por shumë i çuditshëm vërtetimi se thotë që episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike ku mori ndihmën e parë dhe u kthye në shtëpi.

Ju e kuptoni që kjo nuk dëshmon asgjë përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të zgjedhur nga Çuçi i familjes me porosi të Edi Ramës”, tha ai.