I rrethur nga të rinjtë e LSI së Kamzës, Spahiu: Forcë e madhe që na shtyn drejt rrugës së duhur

203
Perparim Spahiu me te rinjte
Sigal

Kreu i LSI-së në Tiranë, njëherësh edhe kandidat për deputet në listën e qarkut të Tiranës, Përparim Spahiu këtë të dielë i është bashkuar të rinjëve të LSI-së së Kamzës në Pezë.

Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se ata janë forca e madhe që shtyn LSI-së drejt rrugës së duhur. Po ashtu Spahiu nënvizon edhe sloganin e LSI-së, që ”Shqipëria është shtëpia e të rinjve”.

”Të rinjtë tanë janë burim shprese për të ardhmen dhe një forcë e madhe që na shtyn drejt rrugës së duhur. Sot kisha kënaqësinë dhe nderin të kaloja disa orë me të rinjtë e Kamzës. Shqipëria shtëpia e të rinjve”,-shkruan më tej Spahiu.