‘I kemi 36 vota për kryeprokurorin’, PD: Rama do pezullojë prokurorët që kanë ‘dosjet e nxehta’

582
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-t ka reaguar lidhur me deklaratën që bëri sot kryeministri Rama se maxhoranca ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryeprokurorin e ri.
Në mesazhin e tij demokrati shkruan se Rama do të kapë drejtësinë në dorë, pasi kërkon që të shkarkojë nga detyra ata prokurorë që kanë në dorë ‘dosje të nxehta’. Kryeministri Rama tha ditën e sotme se maxhoranc i ka 36 votat për të emëruar kryeprokurorin e ri të përkohshëm.
STATUSI I HALIMIT
Kryeministri sot konfirmoi lajmin se do te zgjedhe nje Prokuror te Perkoheshem te Pergjithshem (ose PPP se edhe ne drejtesi me PPP po ecen) dhe jo nje Prokuror te Pergjithshem kushtetutes sipas Reformes ne Drejtesi te miratuar nga 140 deputetet.
Kushtetuta nuk e njeh kete PPP e Rames dhe as ai nuk tha se persa kohe do jete i perkohshem ky prokurori PPP. Nuk ka nevoje per ndonje zgjuarsi te madhe per te kuptuar se i duhet pak kohe per te pezulluar prokuroret qe kane “dosjet e nxehta”, per ti transferuar e per te caktuar per dosjet “prokuroret e duhur”. Prokurori kushtetetues nuk e ka kete kompetence, por PPP i Rames po. (neni 109 i ligjit qe e miratoi vete ne menyre te njeanshme)
Po ku qendron problemi ketu??!!! 
Ja disa fakte te thjeshta nga leximi i Kushtetutes.
1- Rama tha se do e beje ai me deputetet e tij proceduren per perzgjedhjen e kandidateve per PPP qe do i kalojne per votim Parlamentit. Kushtetuta thote se prokurorin nuk e zgjedh politika por prokuroret.
(Neni 148/a i Kushtetutes, pika 2 )
2- Rama tha se do e zgjedhe nje PPP pa kaluar vetingun. Vetingun do e bejme me vone, (varet nga menyra si sillet) Kushtetuta thote se Prokurori i Pergjithshem duhet ti nenshtrohet vetingut ex officio ( ne nenin 179/b)
3- Rama tha do e zgjedhe PPP me 36 vota. Kushtetuta thote se Prokurori i Pergjithshem zgjidhet me 84 vota mes kandidateve qe sjellin prokuroret dhe jo deputetet e Edi Rames. (nenin 148/a dhe 179 pika 13)
Ja pra 3 fakte Kushtetutese te thjeshta se si Rama po e deformon Reformen ne Drejtesi, nga nje Prokuror te Pergjithshem te pavarur nga politika qe do hetoje politiken, ne nje prokuror PPP qe do e perzgjedhe, do e caktoje dhe do e kete nen kontroll Kryeministri.
E ku qendron problemi ketu???!!!
Sigal