I infektuar me Covid/ Ndriçim Kulla shpreh mirënjohje ndaj Presidentit Meta : Jam impresionuar tej mase nga sjellja juaj plot humanizëm

267
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Ndriçim Kulla, ka falenderuar publikisht Presidentin Ilir Meta për humanizmin dhe kujdesin që ka treguar Presidenti për shërimin sa më të shpejtë të tij nga koronavirusi.

“Të falenderoj me një mirënjohje të thellë nga zemra ime për kujdesin e jashtëzakonshëm që po tregoni për mua këto ditë për të ma bërë më të lehtë shërimin nga infektimi i koronavirursit që unë po kaloj këto ditë. Jam impresionuar tej mase nga sjellja juaj plot humanizëm të gjerë. Sot në Shqipëri humanizmi ose njerezillëku,si e quanin të parët tanë , po pakësohet me shpejtësi për t’u hapur rrugen veseve moderne.”, – shprehet Kulla në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Një falenderim personal për z Ilir Meta
President i Republikës
I nderuari Ilir!
Të falenderoj me një mirënjohje të thellë nga zemra ime për kujdesin e jashtëzakonshëm që po tregoni për mua këto ditë për të ma bërë më të lehtë shërimin nga infektimi i koronavirursit që unë po kaloj këto ditë. Jam impresionuar tej mase nga sjellja juaj plot humanizëm të gjerë. Sot në Shqipëri humanizmi ose njerezillëku,si e quanin të parët tanë , po pakësohet me shpejtësi për t’u hapur rrugen veseve moderne. . Në këtë barbarizëm sjelljesh,që ka kapur shumë njerëz shqiptarë ,unë,ndonëse vëmendjen e kam te sëmundja ime që më ka zënë ,gjithsesi ndihem shumë i lehtësuar që pata një mik me vlera të rralla ,i cili mu ndodh pranë e po më ndihmon në këto ditë të tilla!
Me respekt
Ndriçim Kulla