I doli emri në VIDEO përgjimet e Bild, reagon Pjerin Ndreu: Komunikim normal

458
Sigal

Kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas daljes së një telefonate të tij në video përgjimet e publikuara nga Bild.

Me një reagim në Facbook, Ndreu mundohet që të minimizojë skandalin, duke shkruar se ky ishte komunikim normal duke i kërkuar votat një drejtori shkolle.

Sipas Ndreut, drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht që të jetë pjesë e strukturave të një partie.

Reagimi i plotë i Pjerin Ndreut:

Pergjimet jane indicje por jo prova.

Megjithate meqe eshte permend emri im, jam i detyruar tu them se kominikimi im ska te beje me shit blerje, por me votat e nje socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet. Eshte kominikim normal me strukturat tona. As nuk eshte i PD as I LSI qe te quhet presion. Nese nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialisteve, athere eshte tjeter gje.

Pergjimi eshte nje flliske sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet. Drejtorit te shkolles i lejohet ligjerisht te jete pjese e strukturat politike per ato qe nuk e dine kete gje dhe te votoje partine ku aderon!

Image