I akuzuar për trafik droge në Itali/ Nisin hetimet për kandidatin socialist të Shkodrës

553
Sigal

5 ditë nga kërkesë-padia e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nis procedurat ligjore ndaj kandidatit socialist për bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri.

Pjetri, të cilit gjykata i njohu mandatin pas votimeve 30 Qershorit, akuzohet nga opozita se është person me precedent penal.

Për këtë arsye, ata i kanë dorëzuar një kërkesë organit të akuzës, ku kërkojnë verifikimin e së shkuarës së kryebashkiakut.

Sektori i dekriminalistikës do të kryejë verifikimet përkatëse dhe do të dalë në një vendim.

I gjithë procesi duket se do të mbetet për në shtator, pasi insitucioni i prokurorisë është zyrtarisht me pushime.

Pritet që prokuroria të nisë verifikimin duke dërguar dhe letër-pororsi në shtetin fqinj, ku Pjetri akuzohet se ka qenë i dënuar për trafik droge.