Holandezët kryqëzojnë ministrat Xhafaj dhe Gjonaj për paralizën e Gjyqësorit

1019
Gjatë një diskutimi të zhvilluar dje në Hagë, me temë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe ndihmës holandeze të BE-së, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në përgjigje të një pyetjeje të bërë, se cila është baza ligjore, ku bazohen ndryshimet e fundit të kryera nga Marku në personelin e prokurorisë, Ministrja Gjonaj nuk qe në gjendje të citonte ndonjë nën apo paragraf ligjor, për të sqaruar se cila është baza ligjore ku bazohen ndryshimet e fundit të kryera nga Marku në personelin e prokurorisë, nuk qe në gjendje të të mbështeste pohimin e saj të mëparshëm, dhe ia kaloi pyetjen drejtueses së EURALIUS-it Agnes Bernhard, e cila ishte dukshëm në siklet, kur deklaroi se: “Nuk jam unë përgjegjëse për këto pyetje. Nuk jam në dijeni të këtij procesi. Prokurorja e Përgjithshme duhet ta sqarojë vetë këtë. Progresi i ngadaltë i vetingut, vetëm me një dëgjesë në javë (dhe tani për tani pa asnjë dëgjesë të re, të planifikuar për javët e ardhshme), është pjesërisht rezultat i vendimit të qeverisë Rama për të shkurtuar 40 për qind të punonjësve të kërkuar në institucionet e vetingut. Edhe pse procedura e vetingut pritet të vazhdojë me katër dëgjesa të njëkohshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) aktualisht po punon me 25 për qind të kapacitetit të planifikuar. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u përgjigj, se ai priste që KLP, KLGJ dhe KED të krijohen përpara verës. Vetingu supozohet të mbarojë brenda tre vjetësh, në vitin 2021, fiks në kohë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kalendari i dhënë prej saj duket se nënkupton që krijimi i tre institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, përfshi Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED) do të ndodhë në fund të vitit 2018. Për sa kohë që këto tre institucione nuk janë krijuar, do të vazhdojë mosfunksionimi i plotë Gjykatës Kushtetuese, paralizimi i Gjykatës së Lartë dhe paligjshmëria në sistemin e prokurorisë.
Sigal