Hoffman inspekton investimet gjermane në Berat dhe Kuçovë

395
Ambasadori gjerman Helmut Hoffman ka inspektuar investimet që po kryhen nga qeveria e vendit te tij në qytetet e Beratit dhe të Kuçovës. Fillimisht ambasadori gjerman ndoqi projektin 65 milionë euro që synon rehabilitimin e ujësjellësit si edhe zëvendësimin e tubacionit që do të furnizojë 130 mijë banorë të kësaj zone.
Ambasadori theksoi edhe gjatë takim në shoqërinë që eksporton bimë medicinale se përmes investimeve kërkohet të rritet standardi i jetës së banorëve në mënyrë që ata të mos emigrojnë e as të mos kërkojnë azil. 
Këtë mesazh ambasadori e përsëriti edhe në fshatin Goricë teksa vizitoi fermën e Gezim Kuqit, me 2.5 hektarë dru frutorë. Por ndërsa për investimet e qeverisë gjermane ambasadori nënvizoi se ato kanë nevojë për promovim e mbështetje, Hoffman tregon se cilat janë vështirësitë që has biznesi privat gjerman në Shqipëri
Sigal