Hiqen borxhet në tatime e dogana deri në vitin 2010, ja kategoritë që përfitojnë

519
Sigal

 

Qeveria
shqiptare do të falë të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore për të gjitha
bizneset që janë debitore ndaj shtetit për periudhën deri në 31 dhjetor të
vitit 2010. Për debitë e krijuara ndaj shtetit nga bizneset për vitet 2011-2014
do të ndiqet një skemë tjetër: paguaj principalin që të të falen kamatat. Skema
e re e faljes është bërë publike dje nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj,
pas mbylljes së Komisionit të Ekonomisë, ku u bë mbrojtja e buxhetit faktik të
vitit të kaluar.

Ministri pohoi se për
faljen e detyrimeve është marrë dhe dakordësia e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Madje Fondi ka diktuar edhe formulën që do të ndjekë qeveria për faljen e
borxheve, duke diktuar modelin që është ndjekur në Kosovë, sipas të cilit nuk
falen detyrimet e prapambetura por vetëm kamatëvonesat, vetëm me kushtin që të
paguhet detyrimi.

  FALJA

Të gjitha bizneset që
kanë krijuar borxhe deri në dhjetor të 2010-ës do të përfitojnë falje të plotë
të detyrimeve tatimore dhe doganore. Për vitet 2011- 2014 falja e detyrimeve do
të jetë e pjesshme. Kjo amnisti tashmë ka marrë ‘OK’-in edhe nga FMN-ja. “Do të
jetë një traditë në traditën e fshirjeve të borxheve deri në 31 dhjetor 2010,
ndërsa nga janari 2011 deri në dhjetor të 2014-ës do të përdorim instrumentin që
FMN-ja ka lejuar të përdoret në Kosovë, që është një lloj insetivimi: paguaj
principalin që të të hiqen interesat dhe gjobat”, – tha ministri i Financave,
Arben Ahmetaj.

Ndërsa, në lidhje me amnistinë për automjetet, ministri i
Financave u tregua i rezervuar. “Jemi duke folur për atë pjesë që kemi rënë
dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe shumë shpejt do ta kemi në publik
edhe të shkuar”, – tha Ahmetaj. Paketa e faljes së detyrimeve për bizneset dhe
qytetarët pritet që të bëhet zyrtare pas përfundimit të negociatave me FMN-në,
që vjen në Tiranë javën tjetër.

 KOMISIONI

Ministri i Financave
vijoi dje raportimin në Komisionin e Ekonominë dhe Financave “Për miratimin e
buxhetit faktik të shtetit për vitin 2015”. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
bëri të ditur se të ardhurat në vitin 2015 u rritën me 3.4%, duke shkuar në
379.2 miliardë lekë. N
jë nivel realizimi prej 96 për qind, ndërsa
deficiti i përgjithshëm i buxhetit të shtetit u realizua në masën pothuajse 100
për qind. Buxheti 2015 ishte buxheti i reformave strukturore, për të
përshpejtuar modelin e ri të zhvillimit të vendit, duke u përqendruar në disa
nga sektorët më të rëndësishëm, si: zhvillimi lokal e rajonal dhe reforma
administrative, energjia, bujqësia dhe reforma e ujit, inovacioni dhe shërbimet
për qytetarët, rendi publik dhe siguria”, – deklaroi ministri.

Kryetari i KLSH-së,
Bujar Leskaj paraqiti disa rekomandime për menaxhimin e financave publike,
ndërsa i kërkoi Ministrisë së Financave të jetë më e saktë në parashikimin e
nivelit të të ardhurave dhe shpenzimeve, pasi rishikimi i buxhetit dhe
rialokimi i fondeve në mes të vitit sjellin problematika në mirëllogaritjen e
shpenzimeve publike. Deputeti Ridvan Bode, i cilësoi jorealiste shifrat e
deklaruara nga përfaqësuesit e qeverisë, ndërsa kritikoi