Hidhet shorti për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore, KQZ tregon vendimin

209
Sigal

Ditën e sotme KQZ ka njoftuar se  u hodh shoqrti për caktimin e relatorit të Kërkesës Ankimore nr. 05, të depozituar nga koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 156, datë 17.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.

Në përfundim të shortit rezultoi se relator i kërkesës ankimore do të jetë z. Elvin Lako.