Hetonte djalin e deputetit të PS për përdhunim, i hiqet dosja oficerit të policisë gjyqësore

457
Sigal

Ish-kryeministri Berisha, i cili denoncoi i pari skandalin e përdhunimit të një vajze nga djali i deputetit socialist në Krujë, ka denoncuar serish një skandal tjetër. “Ndëshkohet, Emiljano Nuhu, oficeri që hetoi skandalin e djalit te deputetit”, shkruan Berisha, duke publikuar një mesazh, ku shpjegohet se oficeri është transferuar në Berat pas denoncimit të bërë publik. Ja shënimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha: Hakmarrja primitive e Edvin Kristaq Ramës! Ndëshkohet Emiljano Nuhu, oficeri që hetoi skandalin e djalit të deputetit. Sb: “Prokuroria ia ka hequr dosjen oficerit të policisë gjyqësore, që po hetonte ngjarjen e rëndë të përdhunimit të një vajze nga djali i deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja. Oficeri i policisë gjyqësore Emiljano Nuhu është transferuar në Berat pak pas denoncimit tuaj, pasi po mblidhte prova për fajësinë e djalit përdhunues të deputetit rilindës të Krujës Rrahman Rraja.”