Henze: Ndryshimet që Rama po nis në parlament, janë shkelje e Kushtetutës dhe shkatërrojnë marrëveshjen në Shqipëri

258
Sigal

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi i përgjigjet tentativës së mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për të devijuar nga marrëveshja politike e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Zyrtari i lartë i BE-së deklaron se është rëndësishme që reforma e rënë dakord në 5 qershor të miratohet nga Parlamenti në seancën e tij të radhës, për të lejuar zbatimin e shpejtë të dispozitave të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur një tjetër reagim i fortë, kësaj radhe nga Martin Henze, këshilltari pranë grupimit më të madh politik në Gjermani, CDU-së që drejtohet nga Kancelarja Angela Merkel. Duke iu përgjigjur shqetësimit të Komisionerit Varhelyi, Henze i kujton ndryshimet që Rama po fillon tani në parlament përmes lojërave të tij politike në Shqipëri, së bashku me një opozitë të paligjshme, janë një shkelje e kushtetutës dhe gjithashtu shkatërrojnë marrëveshjen në Shqipëri “Oliver, ndryshimet që Rama po fillon tani në parlament përmes lojërave të tij politike në Shqipëri, së bashku me një opozitë të paligjshme, janë një shkelje e Kushtetutës dhe gjithashtu shkatërrojnë marrëveshjen në Shqipëri”, shprehet këshilltari gjerman, Martin Henze.