Henze kundër Kim: Shqipëria, kampione e korrupsionit

230
Sigal

 

Martin Henze, një prej këshilltarëve pranë CDU-së gjermane, i është përgjigjur ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, lidhur me një postim që kjo e fundit ka bërë lidhur me ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Henze në reagimin e tij shkruan se Shqipëria ka arritur nivelin më të lartë të korrupsionit.  “Ambasadore, sa për kujtesë, të dy e dimë që në Shqipëri ka një qeveri, e cila ka marrë të gjitha pozicionet ekzekutive dhe drejtuese dhe që shfuqizoi shtetin e së drejtës si dhe e ndarjen e pushteteve tre vjet më parë”, – shkruan Martin  Henze.