Henze apel shqiptarëve: Vendosni çfarë doni, Ramën dhe rrënimin, apo opozitën dhe BE-në

572
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Këshilltari gjerman, Martin Henze, shprehet se Evropa s’mund të negociojë me një Qeveri si e Kryeministrit Edi Rama që nuk plotëson kushtet e anëtarësimit në BE. Në një postim në Twitter, Henze shkruan se “populli shqiptar duhet të vendosë se çfarë dëshiron: Ramën dhe rrënimin, apo opozitën dhe BE-në”. Mesazhi i Martin Henze në Twitter: “Pse duhet Evropa të negociojë me një qeveri Rama që nuk plotëson kushtet për anëtarësim në BE, kleptokrat Rama nuk i njeh ato. Populli shqiptar duhet të vendosë se çfarë dëshiron: Ramën dhe rrënimin, apo opozitën dhe BE-në.”