Harry Bajraktari: Kriza e tmerrshme. Rama i papjekur, të tërhiqet

576
Sigal

Aktivisti më i njohur i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, i nderuar dhe nga Kongresi Amerikan, gjatë një interviste në emisionin ‘Pressing’, në televizionin T7, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Edi Rama.

‘Se sa i papjekur është Kryeministri Rama, e ka treguar me rastin e zgjedhjes se Presidentit Trump, me deklaratat tepër të pamençura.

Kushdo që zgjidhet në Amerikë është zgjedhje e popullit amerikan dhe ne si shqiptar duhet vetëm te shohim se si të bëhemi mik me të.

Kriza në Shqipëri është e tmerrshme. Shumica duhet të lëshojë pe. Shumica e ka përgjegjësinë të mos e djegë vendin’, – është shprehur Bajraktari.