Happy 70th birthday, Israel! Gëzuar ditëlindjen e 70-të, Izrael!

607
Izraeli është një komb që është përballur me pengesa të pabesueshme dhe përballet ende gjatë këtyre 70 viteve, Perëndia ynë i fuqishëm ka dhënë përsëri hukatje e frymë. Shtatëdhjetë vjet më parë, Izraeli ishte një komb i pazhvilluar i mbushur me jetimë që mbijetuan përmes Holokaustit dhe, megjithatë Perëndia i përdori ata njerëz për të kultivuar, zhvilluar, rritur dhe sjellë jetë të re përsëri në Tokën e Premtuar! ANKJ Shqipëri gëzohet me popullin hebre, më 18 dhe 19 prill, ndërsa rrugët e Izraelit do të mbushen me muzikë, vallëzim, këndim dhe festime për të kremtuar këtë moment spektakolar në histori! Data e përkujtimit ndërkombëtar do të jetë më 14 maj, e cila përkon me datën e hapjes së ambasadës së re të SHBA në Jerusalem. Tani shpresojmë se Shqipëria dhe kombet e tjera do të ndjekin shpejt udhëheqjen e guximshme të Presidentit të SHBA Donald J. Trump dhe do të lëvizin ambasadat e tyre në këtë qytet të jashtëzakonshëm. Sot, le të gëzohemi në mbarë botën për mrekullitë që Perëndia ka bërë në kombin e Izraelit!

( Njoftim zyrtar për media nga Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit në Shqipëri !)
Sigal