Hapja e negociatave, Gjosha: Hap pozitiv, punë me ritme të shpejta deri në dhjetor

380
Sigal

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e quan hap pozitiv rekomandimin për çeljen e negociatave dhe nënvizon punën me ritme të shpejta që Shqipëria duhet të bëjë për plotësimin e kushteve që ka të bëjë me Vettingun.

Komenti i Klajda Gjoshes

“Është vlerësuar progresi që ka bërë Shqipëria dhe kjo punë duhet të vazhdojë me ritme më të shpejta dhe nën frymën e konsensualitetit që duhet të kemi.

I gjithë kjo ecuri dhe rekomandim vjen në vazhdim të ecurisë që kemi të reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë Vettingut. Të shprsojmë që në dhjetor komisioni i Venecias të shprehet në një datë të afërt dhe implementimi të nisë sa më shpejt.

Ishte hapi i parë që do të vijojë në mbledhjen e Këshillit të Dhjetorit ku do të diskutohet paketa e zgjerimit ku do të diskutohet dhe propozimi . Aty do të presim si është vendimi.

Ky hap i parë është kaluar me sukses. Ka qenë shumë i vështitrë. Kushëtëzimi me ligjin e Vetingut është e natyrshëm. Meqë ligji i Vettingut është i bllokuar presim me padurim që të zhbllokohet.

Nga KE kërkohet ngritja e sistemit ndërkombëtar të monitorimit që do të monitorojë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve. Sa më me ritme të shpejta të ecim drejt zbatimit të ligjit aq më e afërt do të jetë data çeljes së negociatave