Hapen kutitë e para edhe në Tropojë, Poliçan dhe Memaliaj

186
Sigal

Ka nisur edhe procesi i numërimit, tre orë pasi u mbyll votimi me një pjesëmarrje prej 48.59%. Në Poliçan ka nisur procesi i numërimit, po ashtu edhe në Bashkinë Memaliaj janë hapur 3 kutitë e para. Gjithashtu, ky proces ka nisur edhe në Devoll e Pustec ku kanë mbërritur të gjitha kutitë. Sipas të dhënave të para në Pustec kanë votuar 1606 qytetarë nga 4366 në listë. Nga kutia e parë e hapur në Kallamas rezulton që PS ka marrë 118 vota, PD 114 dhe LSI 17.

Ndërkohë, në Kuçovë dhe në Dimal pritet që numërimi të nisë rreth orës 23:00. Në KZAZ 11, Kukës, kane mbërritur të gjitha kutitë e votimit në sheshpushim dhe po punohet me futjen brenda në qendrën e numërimit. Sipas përfaqësuesit të kësaj KZAZ-je nëse puna vijoj me ritme normal numërimi mundet të nisi pas dy orësh.

Pritet të nisi numërimi i votave në Tropojë në 23:00 dhe në Has ka nisur tashmë. Në qarkun e Beratit vetëm Kuçovë ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore. Sapo të sistemohen kutitë do të nis edhe numërimi. Në Skrapar ka ende kuti pa mbërritur për shkak largësisë së fshatrave nga qendra. Poliçani, Berati dhe Dimali janë drejte përfundimit të dorëzimit, me 4-5 kuti ende pa u administruar.