Halimi: “Maxhoranca ka vullnetin maksimal për heqjen e imunitetit si kusht themelor për integrimin e vendit”

406
Sigal

Ministri Halimi takohet me Reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, z. Nicolaos Chountis, me Komisionerin e KiE për të Drejtat e Njeriut, z. Nils Muižnieks  

Ministri i Drejtësisë priti sot Reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputetin grek Nicolaos Chountis, i cili po mban takime të nivelit të lartë në vend  në kuadër të përgatitjeve të rezolutës së Parlamentit Europian për integrimin Europian të Shqipërisë.  Ministri e  informoi Raporterin e Parlamentit Europian rreth  plotësimit të prioriteteve të vëna nga BE për Shqipërinë  si miratimin me konsensus të reformës zgjedhore si dhe nisjen nga puna për hartimin e Kodit Zgjedhor; zgjedhja me konsensus e Avokatit të Popullit ; miratimi i të gjitha ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend ; miratimin e ndryshimeve në kodin penal dhe në ligjin për Konferencën Gjyqësore.   Çështje kryesore e bisedës me palëve ishte zgjidhja përfundimtarë e kufizimit të imunitetit të zyrtarëve të lartë . Nga ana e tij Ministri Halimi theksoi se, maxhoranca ka  shprehur vullnetin maksimal për heqjen e imunitetit si kusht themelor për procesin e integrimit të vendit.  “Maxhoranca ka bërë dhe po bën të gjitha përpjekjet qe çështja e imunitetit te zgjidhet përfundimisht pas një beteje gati 10 -vjeçare në parlament. Por zgjidhja e referendumit popullor mbetet  një rrugë in-extremis, në rast se opozita do të vazhdojë të bllokojë këtë proces”,- deklaroi Ministri Halimi.  Më tej Ministri bëri një përmbledhje  të gjithë nismave që  ka realizuar  ministria e Drejtësisë gjatë një viti si në drejtim të dixhitalizimit të sistemit gjyqësorë nëpërmjet krijimit të një  portali on -line për gjykatat; regjistrimin audio dhe video të seancave gjyqësore; hartimit brenda 8 muajve  me mbështetjen e ekspertëve të BE-së dhe Bankës Botërore dhe me asistencën e misionit EURALIUS të Strategjisë për të Drejtat e Pronësisë në vend e cila parashikon t’i japë zgjidhje problemit të pronave në vend në një afat 8 vjeçar; dixhitalizimin e regjistrit të tokës, dixhitalizmin e hipotekës së Tiranës; reformën One Stop Shop për noterët; rezultate pozitive në fushën e trajtimit e të dënuarve në vend me krijimin e infrastrukturës  moderne të institucioneve të vuajtjes së dënimit ; nisjen e aplikimit të mbikëqyrjes elektronike për të dënuarit nisma këto që kanë kthyer Shqipërinë në një vend lider në rajon .  Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi mbajti sot një takim me delegacionin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut kryesuar nga  z. Nils Muižnieks, Komisioner i Këshillit të Evropës për Drejtat e Njeriut e përbërë nga Ms Erliha Bičakčić, këshilltare e zyrës së Komisionerit për të Drejtat e Njeriut si dhe Drejtori i Zyrës së Komisionerit për të Drejtat e Njeriut, z. Nikolas Sitaropouls,  Në takim mori pjesë edhe znj. Margarita Gega, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë  në Këshillin e Evropës .Takimi u përqendrua në disa çështje kryesore si masat e marra për zgjidhjen e problemit të kthimit dhe kompensimit të pronës në vend dhe  zbatimi i vendimeve  të Gjykatës Evropiane; zgjidhja përfundimtare e çështjes së heqjes se imunitetit të zyrtarëve të lartë si dhe ecuria e hetimeve të ngjarjes së 21 janarit. Në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi theksoi masat që janë marrë për të plotësuar rekomandimet bazë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me çështjen e  kthimit dhe kompensimit të pronës. Ministri informoi Komisionerin për miratimin e Strategjisë së Pronës, e cila parashikon zgjidhjen e përfundimtare të problemit të  kthimit dhe kompensimit financiar dhe fizik të pronës deri në vitin 2020 nëpërmjet shqyrtimit të të gjitha dosjeve dhe çështjeve të mbetura ende pa zgjidhur; realizimin e një regjistri elektronik për të gjitha vendimet e marra; vijimin e punës në drejtim të ekzekutimit të vendimeve  të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut  dhe publikimi i tyre në uebsitin zyrtar; përfundimin e hartës së vlerës së tokës si dhe lirimin e banesave të ish- pronarëve si rrugë përfundimtare për plotësimin e premtimit të qeverisë për kompensimin e plotë të ish- pronarëve.