Halimi: Komisionerët e majtë mbushën kutitë me vota për Bazhdarin

468
PD ka denoncuar një tjetër rast maanipulimi. Sipas PD bëhët fjalë për një qendër votimi në fshati Brucaj në Shkodër. Në një deklaratë për mediat, Eduard Halimi tha se komisionerët e majtë në këtë QV kanë mbushur kutitë me fletë votimi në favor të Keti Bazhdarit.
Eduard Halimi: Në komunë Pult, të bashkisë së re të Shkodrës, kutia e votimit me numër 0092 të fshatit Brucaj është tejmbushur me vota nga komisionerët e PS dhe LSI.
Në videon duket qartë që gjatë procesit të votimi komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletët e votimit. Dy komisioner e pD jane nxjerrë forcërisht nga QV. Rezulti i këtyre veprimeve që duken qartë në video verifikon pretendimin e PD.
Në kutitë e votitmit u gjetën 388 fletë kur kanë firmosur vetëm 377 persona.
Në zgjedhjet e vitin 2013 në këtë qv kanë marrë pjesë jo më shumë se 125 persona. Rezultati në këtë qendër votimi me fletë të hedhura në kuti flet qartë për manipulim për kandidaturën e majtë Keti bazhdari janë 831 vota ose 88%, për kandidatin e pavarur janë 2% kurse për fituesen janë 44 vota.
PD i bën thirrje prokuroisë të nisë procedimin penal ndaj komisionerëvë që me urdhër politik mbushën kutitë e votimit. I bëjmë thirrje OSBE/ODIHR’it të marrë këtë provë.
Sigal