Halimi-Cvitan: Shqipëria ka dalë nga korsia europiane, janë kapur gjithë institucionet e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit

406
Nënkryetari i Grupit Parlamantar demokrat, Eduard Halimi dhe nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve pritën në një takim në selinë e Partisë Demokratike, Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë Dinko Cvitan dhe drejtuesin e misionit Euralius dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Z.Halimi theksoi se Shqipëria ka shumë për të mësuar nga eksperienca e konsolidimit të institucioneve dhe pavarësisë së tyre nga politika si kusht për besueshmerine ndaj tyre, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Fatkeqësisht, Shqipëria nuk po ndjek rrugën e BE për forcimin e institucioneve por vetëm kapjen e tyre për ti pasur si fasade”, tha Halimi.
Një KLD që ka ne krye ka zv-ministrin e PS, ish-gjyqtarin e vendimeve të tmerrshme të diktaturës, avokatin e PS dhe miltanten e PS, nuk përbën asnjë garanci për një gjyqësor të pavarur dhe jo të korruptuar.
Rrëzimi i pandërprerë i kandidaturave të Presidentit për në Gjykatën e Lartë, pa asnjë shkak, dhe miratimi i një ligji për Gjykatën e Lartë ku i merret kompetenca Presidentit dhe i lihet një këshilli me prezencë të Minisitrit, nuk i shërben forcimit të pavarësisë, as besueshmërisë dhe as luftës kundër korrupsionit, por kapjes politike të institucioneve.
Ngritja e Byrosë së hetimit, jo pranë prokurorisë si institucion i pavarur por nën varësinë e ministrit, njëkohësisht kryetar i PS për Tiranën, nuk jep garanci për pavarësinë dhe besueshmërinë e hetimeve, por për perdorimin politik të këtij instrumenti.
Emërimi në krye të Pastrimit të Parave të trezorierit të PS-së për gjithë Shqipërinë, nuk jep garanci, dhe as besueshmëri për hetim të paanshëm të pastrimit të parave dhe financimit të partive politike, forcim të institucionit, por vetëm përdorimin politik të këtij institucioni.
Prokurori i Përgjithshem i Kroacisë theksoi se është shume e rëndësishme që institucionet të kenë në krye njerëz me integritet dhe që politika të rrijë larg atyre. Vetem qendrimi i institucioneve të pavarura dhe larg ndikimit politik dhe vullneti i hekurt i të gjitha palëve është çelësi i suksesit të luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, u shpreh kryeprokurori kroat.
Sigal