Halim Kosova: Qyteti i pastër dhe i gjelbër është në krye të prioriteteve.

556
Kandidati i opozites për bashkinë e Tiranës Halim Kosova gjatë prezantimit te programit “Tirana e gjelbër” nga ‘Sheshi Skënderbej’ ndërsa theksoi se është i bindur në fitoren e tij në 21 qershor premtoi pastrimin e ajrit të kryeqytetit në masën 20%.
“Qyteti i pastër dhe i gjelbër është në krye të prioriteteve. Ka të bëjë me cilësinë e jetës, ka të bëjë me imazhin, ka të bëjë me kulturën, me bashkëjetesën, me emancipimin tonë. Eshtë si parakusht për të nisur punët e tjera. Nuk besoj se një qytet mund të ecë përpara në drejtime të tjera nëse nuk është i pastër dhe i gjelbër. Për këtë, kam një plan konkret, me objektiva të qarta, të matshme dhe të realizueshme.
Vizioni dhe objektiva : 
• 20% përmirësim i cilësisë së ajrit
• 23.7 milion euro investim për landfillin e ri të mbetjeve të Tiranës
• 4.500 kazanë mbetjesh të rinovuar dhe vendosja e 1.000 koshave rrugorë të rinj në qytet
• Standard unik i shërbimit të grumbullimit të mbetjeve dhe të trajtimit të ujërave në të gjithë territorin
• 2 milion fidanë për pyllëzimin e kurorës së gjelbër të Tiranës
• 30.000 pemë të reja të mbjellura brenda 4 vitesh dhe 100 ha pyllëzim në parkun e ri të Farkës
• 400.000m2 gjelbërim i shtuar brenda qytetit 
• Shtrirjen e monitorimit të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në të gjithë territorin
• Decentralizim të funksioneve të reja për monitorimin e cilësisë së ushqimit
Projekte dhe Masa : 
• Ulje e ndjeshme e ndotjes së ajrit nga trafiku si rezultat i masave komplementare si ndërtimi i Terminalit Multimodal, rinovimi i flotës së autobuzave, shtimi i korsive të biçikletave, etj;
• Krijimin e një shembulli për të gjithë qytetin: cilësia e ajrit tek ish-21 Dhejtori do të sillet brenda standartave. Nëse mundemi këtu, do të mundemi gjithkund anembanë Tiranës;
• Blerjen e të paktën 5 makinave aspiruese dhe pastruese me ujë për të ulur nivelin e pluhurit në qytet dhe 5 automjete me tonazh më të vogël për trajtimin e mbetjeve deri në rrugicat më të ngushta të qytetit;
• Shpallje e Konçesionit për Menaxhimin e Integruar të mbetjeve që përfshin ndarjen e tyre në organike dhe jo organike, nxitjen e riciklimit dhe zëvendësimin e të gjithë kazaneve me të rinj që nuk hapen dot, etj. 
• Gumbullimin “derë më derë” të mbetjeve për zonat e largëta dhe realizimi i një sistemi ndërmjetës pikash grumbullimi në zonat më të dendura me qëllim rritjen e performancës dhe uljen e kohës së grumbullimit;
• Investime infrastrukturore ekologjike si projekti i miratuar i qeverisë japoneze për ndarjen e derdhjeve të ujrave të ndotura në Tiranë, përdorimin e asfalteve dranazhuese, standarde të reja për banjot publike, etj;
• Krijimi i një “Fondi të Gjelbër” të mbështetur nga donacione të huaja dhe private, taksat dhe të ardhurat e qytetit të dedikuara ekskluzivisht Tiranës së gjelbër dhe të pastër;
• Vënia në jetë e një strategjie gjelbërimi ambicioze që fillon nga ngritja e një fidanishteje të re me 500.000 fidanë në vit, e që vazhdon me nxitjen e hapësirave të gjelbra komunitare në çdo bllok banimi;
• Investim ambicioz dhe përkujdesje për kurorën e gjelbër të Malit të Dajtit, me objektivin e rritjes së cilësisë së ajrit në Tiranë, krijimin e një hapësire natyrore për qytetarët dhe turistët;
• Fushata ndërgjegjësuese të përvitshme mbi mjedisin si konkurse dhe seminare edukuese, përfshire futjen e konceptit të “një fëmijë që lind-një peme e re”;
• Dhënia me konçesion e Kopshtit Zoologjik dhe vendosja e standarteve europiane për trajtimin e kafshëve aty si dhe krijimin e një strehe për qentë e rrugës në vazhdimësi të politikave sterilizuese të tanishme;
• Ndriçim i rrugëve të Tiranës dhe sigurimi që të paktën 15 km rrugë qendrore do të jenë me ndriçime LED dhe 10 km me panele diellore me qëllim kursimin e energjisë. 
• Sigurim që standardet do të respektohen njësoj në të gjithë territorin duke u siguruar për një shtrirje reale dhe të njëjtë të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në të gjithë Bashkinë e re Tiranë”
Kosova u tha banoreve të kryeqytetit se për të arritur sukses ne drejtimin e bashkisë me të madhe ne vend nuk do të marrë asnjë vendim pa u konsultuar me parë me shoqata të ndryshme si dhe pa bërë konsultime me qytetaret. 
Sigal