Hakerat publikuan udhëtimet e Ramës me charter, reagon Sali Berisha

122
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar, pas publikimit të të dhënave të kryeministrit Edi Rama nga hakerat, ku tregohen edhe hyrje daljet e tij nga territori shqiptar dhe ku bie në sy, se shumë prej udhëtimeve të kryeministrit janë me avionë charter.

Berisha shkruan se 127 udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama kanë kushtuar 19 milion euro ndërsa shton se ky është një krim publik i rëndë. Ai i bën thirrje shqiptarëve të ngrihen për ta larguar sa më parë kryeministrin.

Postimi i Berishës

Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më pare”, shkruan Berisha.

19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!

Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.

Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!

Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!