Hafizi: Referendumi nuk ka të bëjë me shqetësimet e socialistëve

466
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, një ndër zërat kundërshtues ashtu sikundër Ben Blushi, ka deklaruar se ky referendum nuk është gjë tjetër veçse një veprim i pashpresë i Edi Ramës. Në një deklaratë për median nga selia e Kuvendit, Hafizi u shpreh se “referendumi i nesërm nuk ka të bëjë me shqetësimin e socialistëve, ekonominë, administratën dhe as demokracinë brenda PS”.“Është një përpjekje e pashpresë për të legalizuar një mandat 7 vjeçar të kryetarit të PS, në kundërshtim me gjithë normat evropiane në këtë proces, ka diferencë me numrin e votuesve.
Mos lejoni t’ju nëpërkëmbin dinjitetin, mos u lejoni të ju përdorin”, tha Hafizi.
Sigal