Habit Rama, vë në diskutim legjitimitetin e Parlamentit Europian: Nuk ka 15 kushte

174
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar më në fund për 15 kushtet e vendosura nga Parlamenti Europian për Shqipërinë. Në një reagim në Facebook, Kryeministri bën një deklaratë të pazakontë kur vë në diskutim legjitimitetin e vendimeve të PE.

Sipas tij, rezoluta ka kaluar pa konsensus, pasi kanë votuar vetëm Partitë Popullore Europiane.

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!”,- shkruan kryeministri.

Me apo pa konsensus, rezultat kaloi me shumicë votash dhe rregulli numër një i demokracisë është që shumica vendos. Nëse vendimet e parlamentit të BE nuk janë vlefshme pa votën e opozitës, çfarë mund të thuhet për parlamentin e Edi Ramës që nuk ka opozitë fare në sallë?