Guro Zeneli: Ja sekretarët e Ramiz Alisë, nga Ilo Kodra tek Vaskë Çifligu

633
Sigal

Guro Zeneli ka punuar si sekretar për dokumentacionin e Presidiumit të Kuvendit Popullor

Sekretari i vërtetë i Ramiz Alisë, i cili zyrtarisht ka përmbushur detyrat e kësaj zyre për një kohë tepër të gjatë ka qenë zoti Ilo Kodra, i cili e ka nisur punën e tij, që nga viti 1960, deri në vitin 1985, kur zoti Alia u zgjodh Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë, në vend të Enver Hoxhës, i cili në atë kohë ndërroi jetë. Menjëherë pas kësaj, sekretar i Ramiz Alisë u emërua Vaskë Çifligu, i cili qëndroi në këtë detyrë vetëm pak vite, sepse brenda një kohe të shkurtër, pra në dhjetorin e vitit ’90-të, ndodhi tranzicioni i sistemeve politike, duke rindërtaur nga ae para, kupolën drejtuese të shtetit. Nga an tjetër duhet të saktësojmë se zoti Guro Zenelaj, ka qenë me detyrën sekretar për  Presidiumin e Kuvendit Popullor. Këtu duhet shënuar se zoti Ilo Kodra ka shërbyer më gjatë se sekretarët e tjerë, për shak të korrektësisë së tij, në ruajtjen  sekreteve shtetërore. Këtu duhet saktësiuar se në atë kohë, detyra e sekretarit të Ramiz Alisë kishte një rëndëis të posaçme, sepse aty kalonin të gjitha sekretet shtetërore, ngaqë vetë Ramizi u identifikua, si njeriu i dytë në parti, që konsiderohej si mëkëmbësi i padiskutueshëm i Enver Hoxhës. Kjo rëndësi e posaçme e kësaj detyre të sekretarit, e ka bërë zotin Ilo Kodra të ruajë gjatë sekretet dhe të mos flasë për mediat, deri në datën 20 tetor, 2013, kur ai u shpreh për gazetën “Telegraf”.