Guinea/ Presidenti ‘merret peng’ pasi grabiti mandatin e tretë

213
Sigal

Nga Kastriot Islami

Guinea është një nga vendet më të pasura të kontinentit afrikan, veçanërisht në boksite, por qytetarët e saj janë ndër më të varfërit në Afrikën Perëndimore. Kurse Shqipëria është ndër vendet më të varfëra në Europë e Ballkan…

Në 2020, pas ndryshimit të Kushtetutës, Presidenti Alfa në zgjedhje të kontestuara grabit mandatin e tretë, duke u akuzuar nga opozita për grusht shteti kushtetues e manipulim të zgjedhjeve…

Kurse në Shqipëri, në vitin 2021, Kryeministri Edi Rama duke ndryshuar në mënyrë të njënashme Kushtetutën, duke blerë votat e kërcënuar votuesit me ‘patronazhistët’ dhe individët me rekorde kriminale grabit po ashtu mandatin e tretëm duke u akuzuar për ‘masakër elektorale’…

5 shtator 2021, merret peng Presidenti Konde… Në zgjedhjet e vitit 2010, Presidenti Alfa Konde u zgjodh me votime të lira i cili me një paraqitje ‘demokratike’ realizoi një dekadë të sundimit civil, që më në fund çuan në përplasje të dhunshme etnike. Në 5 shtator të vitit 2021, Presidenti Alfa Konde merret peng nga disa ushtarakë të drejtuar nga koloneli Doumouya.

Në daljet e tij para mediave, koloneli do të deklaronte ‘se veprimi i tij ushtarak s’është grusht ushtarak shteti por veçse një veprim i mbështetur nga qytetarët e Guinesë për të neutralizuar grushtin e shtetit kushtetues dhe manipulimin e zgjedhjeve nga presidenti Konde i cili grabiti mandatin e tretë…

Kush është kolonel Doumouya? Sipas një shënimi të BBC koloneli është një ‘ushtarak karizmatik’, të cilit presidenti Alfa Konde i kishte bërë thirrje të kthehej në atdhe në 2018. Ai është ish-ushtarak francez në moshën 41 vjeç. Koloneli ka deklaruar se veprimi i tij s’është një ‘grusht shteti’ por një veprim i mbështetur nga qytetarët për të bërë të pavlefshëm ‘grushtin kushtetues të Presidentit të korruptuar Konde’ që ndryshoi Kushtetutën e grabiti mandatin e tretë. Koloneli pretendon se ka vënë në jetën thënien:

‘Nëse njerëzit shtypen nga elitat e tyre, i takon ushtrisë t’i japë njerëzve lirinë e tyre.’ Gjatë 15 vjetëve të karrierës së tij, kolonel Doumouya jo vetëm është trajnuar në Francë duke shërbyer në ushtrinë franceze por ka marrë pjesë në shumë misione paqeruajtëse e ndërhyrje ndërkombëtare në vendet të prekura nga krizat, si në Afganistan, në Bregun e Fildishtë, Xhibuti e tjerë duke pasur mbrojtjen e plotë të Izraelit e Britanisë së Madhe. Ai ‘ka përfunduar shkëlqyeshëm’ trajnimin e specialistëve të mbrojtjes operacionale në Akademinë Ndërkombëtare të Sigurisë në Izrael, si dhe trajnimin ushtarak elitar në Gabon e Francë. Pasi shërbeu në legjionin francez për disa vjet, kolonelit Doumbouya iu kërkua nga Presidenti Konde të kthehej në Guinea për të udhëhequr grupin elitar të Forcave Speciale (FS) në 2018. Ai më pas ishte i vendosur në Guinenë Perëndimore, ku shërbeu në byronë e mbikëqyrjes territoriale (DST) dhe shërbimet e përgjithshme sekrete.

Image

Dyshime për marrëdhënie korruptive të Alfa Konde me Xhorxh Soros e Toni Blair. Në vitin 2012, por edhe më vonë, mediat vëndase e ndërkombëtare kanë shkruajtur për disa skandale ku hidheshin dyshime për implikimin në marrjen e rrushfeteve nga presidenti Alfa Konde, dhe ku kanë qënë të përfshirë Xhorxh Soros e Toni Blair (https://www.dailymail.co.uk/news/article-5402339/Tony-Blair-links-George-Soros.html). Ja se çfarë shkruhet në gazetën Daily Mail në vitin 2012: ‘Fondacioni im i bamirësisë po ndihmon Presidentin e Guinesë së bashku Fondacionin Soros’, i shkruan Blair zonjës Clinton në një email që është zbuluar në shkurt 2012, duke shtuar se ‘ndihma financiare do të ishte një ndihmë e madhe kur Presidenti Konde kishte zgjedhjet presidenciale…’.

Më tej në shkrim thuhet se ‘pasi kishte paguar faturat e Blerit, Soros mori një rol të madh për mbështetjen e Alfa Kondes para zgjedhjeve presidenciale, duke organizuar takime me ndërmjetës të fuqishëm globalë (madje në shtator 2011, Xhorxh Soros së bashku me djalin e tij pritën zotit Konde në apartamentin e tyre në Nju Jork). Gjatë kësaj periudhe, Soros kishte marrë përsipër të vepronte si një negociator zyrtar i qeverisë së Guinesë….’.

Po ashtu, media izraelite Haretz (https://www.haaretz.com/israel-news/diamonds-big-mining-and-soros-the-fall-of-beny-steinmetz-once-israel-s-richest-man-1.5476031 ) do të shkruante gjërë e gjatë për ‘implikimin e Xhorxh Sorosit në skandalet e minierave të dimantit dhe të njërës nga minierat më të mëdha të hekurit në botë’ në artikullin e 23 janarit 2021 me titull ‘Diamante, Miniera më e madhe në botë dhe Soros: Rënia e Beny Steinmetz, njeriu më i pasur i Izraelit (me pasuri 8 miliard dollarë)’…

Guinea, Kina dhe Rusia. Në median ndërkombëtare shkruhet se ‘aktualisht, Kina s’është e vetmja ekonomi e madhe globale me interes strategjik në rezervat e boksitit të Guinesë. Rusia po ashtu ka treguar interes në rritje për Guinenë. Në të vërtetë, Kompania Rusal, e dyta më e madhja në botë zotëron një rafineri boksiti në Guinea. ‘ Prania e firmave ruse e kineze shkruhet në median botërore pasqyron qartë një ndryshim në aleancat gjeopolitike të Guinesë për ti dhënë përparësi marrëdhënieve të mira me Kinën e Rusinë. Guinea kërkon të mos varet ekskluzivisht nga ndihma e SHBA e BE e kushtet e rrepta të vendosura prej tyre…

Të dhëna të shkurtëra për Guinenë. Republika e Guinesë më popullsi prej 12,4 milion banorë ka për kryeqytet Konakrin. Sipërfaqja e saj është 245,857 km katrore. Gjuhët zyrtare janë frëngjisht, Susu, Fulani, Mandingo. Popullsia është kryesisht e fesë islame, një pjesë e krishtere, dhe një pjesë kanë ruajtur besimet autoktone. Jetëgjatësia është 53 vjec për burrat e 56 vjec për gratë.

Data kryesore në historinë e Guinesë janë a) Franca e shpall Guinenë në 1891 koloni të saj; b) në 1958, Guinea fiton pavarësinë dhe zgjedh presidentin e parë, Ahmed Sekou Toure; c) Në vitin 2003, Presidentja Lansana Konte fiton mandatin e tretë në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita; d) në 2008, ushtria merr pushtetin pasi presidentja Konte vdes, ndërkohë që grushti i shtetit dënohet nga ndërkombëtarët, e) në vitin 2010, përmes zgjedhjeve të lira, vëndi vendos regjim demokratik, duke zgjedhur në balotazh Alfa Konden si president; f) në vitin 2014 vendi pushtohet nga virusi Ebola, duke lënë 11300 qytetarë të vdekur.