Gruaja e Kastriot Ismailajt: Tom Doshin e njoh prej 15 vjetësh

423
Pas bërjes publike të lajmit për letrën e deputetit Spartak Braho, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt ka kërkuar të reagojë duke deklaruar se e njeh Tom Doshin prej shumë vitesh. Ajo pranon se është takuar me deputetin Doshi javën e kaluar. Bashkëshortja e Kastriot Ismailajt pohon se njerëz të shtetit e kanë kërcënuar për shkak të procesit të arbitrazhit në Vjenë dhe ku shteti shqiptar kërkon që Ismailaj të tërhiqet nga kërkesa për dëmshpërblim.
Si quheni?

Gruaja e Kastriot Ismailaj: Vojsava Ismailaj, nënë e një djali dhe martuar me Kastriot Ismailaj prej 17 vjetësh. 
Sot është publikuar një letër ku thuhet se jeni kërcënuar, a jeni kërcënuar dhe nga kush?

Vojsava Ismailaj: Është publikuar një letër nga zoti Braho. Unë nuk di të jem kërcënuar nga askush. Doshin e njoh që para 15 vitesh, e kam takuar kam pirë kafe dhe asgjë më shumë. 
Kur e keni takuar për herë të fundit Doshin?

Vojsava Ismailaj: Para disa ditësh. Mund të ketë qenë e martë ose e mërkurë. 
Ku?
Vojsava Ismailaj: Tek “Sheraton”.
Për çfarë keni diskutuar?

Vojsava Ismailaj: Në vija të përgjithshme. Bisedë e lirë, kishim kohë pa u takuar dhe thjesht po diskutonim në vija të përgjithshme.
Sa kohë kishit pa e takuar?
Vojsava Ismailaj: Nuk e mbaj mend me saktësi. E kam takuar, jemi përshëndetur, por s’e mbaj mend me saktësi. 
Keni diskutuar ndonjëherë për këtë çështje?

Vojsava Ismailaj: Absolutisht fare.
E kam fjalën për çështjen e bashkëshortit tuaj…
Vojsava Ismailaj: Ka qenë një moment që ai më pyeti çfarë bëhet me Kastriotin. I thashë se është në paraburgim dhe kaq, nuk vazhdoi më tej. 
E njihni Dritan Priftin?

Vojsava Ismailaj: Jo. 
E keni takuar?

Vojsava Ismailaj: Absolutisht jo.
Keni komunikuar ndonjë herë me të?

Vojsava Ismailaj: Absolutisht jo. 
A jeni kërcënuar ndonjëherë gjatë këtyre muajve nga persona të tjerë?

Vojsava Ismailaj: Ka pasur indirekt dhe kërcënimet kanë qenë si shashka. Që do të thotë: Kastrioti të tërhiqet nga arbitrazhi që të lirohet. Ky është kërcënimi që ka ardhur në mënyrë indirekte. 
Indirekte nga cilët persona?
Vojsava Ismailaj: Nga persona të panjohur për mua. Anonimë.
Me mesazh?

Vojsava Ismailaj: Qoftë edhe në rrugë. 
Si ka ndodhur?

Vojsava Ismailaj: Kur kam qenë duke ecur në rrugët e bllokut kanë qenë personazhe që s’i kam parë dhe kanë hedhur shashka të tipit ‘thuaj burrit të tërhiqet nga arbitrazhi, ose…’. 
Si e konsideroni këtë letër?

Vojsava Ismailaj: Një presion nga shteti shqiptar. Një mesazh, një kërcënim nga shteti shqiptar. 
Për ç’arsye?

Që të heshtim. Të heshtë Kastrioti.
Për ç’arsye duhet të heshtni?

Vojsava Ismailaj: E vërteta e kompanisë DIA, ose e vërteta e arbitrazhit për kompaninë DIA që i takon Kastriot Ismailajt.
Sigal