Grida Duma thirrje protestuesve të hyjnë në Kuvend: Ajo sallë është e juaja, boll më!

648
Në një kohë që në Kuvend, pritet të zgjidhet kryeprokurori i ri i përkohshëm, protesta e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje.
Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD, Grida Duma u bëri thirrje protestuesve të hyjnë brenda në Kuvend dhe sipas saj të nxjerrin parlamentarët.
“Sot ata duan t’ju varin dhe ju po prisni të futeni brenda, ajo sallë është e juaja, është duke pritur të hyni brenda. Situata ka shkuar aty ku nuk mban më, është në detyrën tonë mos lejojmë asnjë minutë të kalojë më. Sot kërkohet nga ju qëndresë. Boll më.”- tha Grida Duma.
Sigal