Greva e naftëtarëve, Basha: Një grusht pasurohen, ndërsa shumica varfërohet

384
Sigal

“Gjendja e grevistëve në Poçem është pasqyra e gjendjes të të gjithë shqiptarëve” , – kështu është shprehet kreu i PD, Lulzim Basha,

Basha ka bërë një paralajmërim të fortë teksa thotë se, një grusht njerëzish po pasurohen, ndërsa shumica po varfërohet.

Sipas liderit të opozitës, edhe durimi ka kufi.

“Ky është shembulli i gjendjes ku ndodhet e gjithë Shqipëria. Një grusht pasurohen, ndërsa shumica varfërohet. Durimi ka kufi. Dhe ky kufi është kaluar me kohë nga banda në pushtet që pasurohet sepse plaçkit shqiptarët”, shprehet Basha në postimin e tij më të fundit në Facebook.